“Monza derbi me Milanin në 2021”, Galiani jep leksione futbolli e trajnerësh: Shihja çdo natë në ëndërr sikur Sheva …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 16:36

“Monza derbi me Milanin në 2021”, Galiani jep leksione futbolli e trajnerësh: Shihja çdo natë në ëndërr sikur Sheva …

Adriano Galiani vazhdon të bëjë bujë me deklaratat e tij. Edhe pse ka deklaruar shpeshherë se nuk do të komentojë ecurinë e kuqezinjve, ish-administratori nuk i përjashton dot nga komentet e tij. 

Galiani - Berluskoni

E njëjta gjë ka ndodhur në intervistën e fundit, të dhënë për “Corriere dello Sport”, për të cilën kreu aktual i Monzës në Serinë C ka rrëfyer disa nga aspektet e punës së tij dhe këndvështrimet mbi çështjet e Milanit dhe të trajnerëve me të cilët ka punuar.

Cili është objektivi juaj te Monza? 

Pelegrinazhi ynë do të përfundojë një ditë. Unë dhe Silvio Berluskoni shpresojmë të ndodhë në vitin 2021 me një mbërritje në Serinë A. Presidenti ka filluar që tani të mendojë për një derbi me Milanin. Personalisht mbetem një tifoz i sëmurë milanist, por klubi sot u përket të tjerëve e gjithashtu çështjet e lidhura me të.

Galiani

Keni shpenzuar jo pak për të marrë skuadrën e zemrës? 

Berluskoni investoi 3 milionë për aksionet dhe ka shpenzuar edhe 5 milionë euro të tjera për infrastrukturën. Nëse përfshijmë edhe lojtarët, shifra rritet, por ka 40 vjet që banon në këtë komunë dhe është tifoz siç jam edhe unë, bir i kësaj toke.

 Pas 40 vjetësh miqësi, përse i drejtoheni me “ju” Berluskonit?

I drejtohem siç më drejtohet. Politesa e këtij niveli në shoqëri nuk ul nivelin e intimitetit, thjesht garantojnë autonomi.

Cili është trajneri që do t’ju drejtojë në Serinë A?

Broki, nëse vazhdon me punën e shkëlqyer që po bën. Personalisht kam mbetur shumë i lidhur me Alegrin me të cilin flas 3-4 herë në javë. Ançeloti do të ishte gjithashtu njeriu i duhur. Pas zhgënjimit të Champions-it në 2005, diti të na rikthente lavdinë brenda dy sezonesh. I them Napolit të vazhdojë ta mbështesë, pasi Karleto është i jashtëzakonshëm, si trajner dhe si njeri. Askush nuk është më i aftë për të nxjerrë një skuadër nga telashet.

galiani

Sikur harruat Sakin apo jo?

Më pyetët për të preferuarin e jo se cilin trajner dashuroja.

Po Kapelon ku e latë?

Fabio është i ndryshëm nga të tjerët, por gjithsesi, mbetet një trajner shumë i madh.

Sa i nevojitet Milanit një sulmues si Ibrahimoviçi?

Me siguri që të luash në “San Siro” nuk është diçka që mund ta bëjë çdokush. 1 metër në “San Siro” është 110 centimetra dhe ju kërkoj ta specifikoni se autorësia e kësaj fjalie është e Ariedo Braidës. Nuk e di çfarë do të bëjë Zlatani dhe nuk dua të flas për këtë temë.

gALIANI IBRA

Mund të na shpjegoni me dy fjalë dashurinë tuaj për Milanin?

Në serinë e penalltive në Mançester ndaj Juves, Del Piero shënoi e më pas erdhi radha e Shevçenkos që gjithashtu e dërgoi topin në rrjetë duke na shpallur kampionë Europe. Disa net më pas isha në një darkë dhe fola me një psikolog të cilit i shpjegova se shihja çdo natë në ëndërr sikur Sheva e humbte 11-metërshin vendimtar. E pyeta doktorin nëse ishte normale kjo lloj ëndrre. Ai u m’u përgjigj negativisht, duke shtuar se isha në gjendje të rëndë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"