Montolivo: Viti i fundit te Milani ishte trishtues, Gatuzo nuk më dha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 9:38

Montolivo: Viti i fundit te Milani ishte trishtues, Gatuzo nuk më dha…

Rikado Montolivo i ka dhënë lamtumirë futbollit të luajtur pas një periudhe të errët që përjetoj në Milano. Ishte një situatë e keqe, të cilën duket se mesfushori italian nuk e ka harruar ende.

montolive

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ai ka folur për këtë periudhe shumë të keqe dhe ka treguar si e ka përjetuar.

“Vitin e fundit te Milani ka qenë çdo gjë trishtuese. Të vërteta nuk janë dhënë kurrë dhe janë fshehur. Ata më dënuan të ndaloj. Nëse do të kisha bërë luftë, mbase do të kisha marrë diçka, por nuk do të kisha mundësi të shihesha në pasqyrë”, shprehet Montolivo.

Më tej ai flet për marrëdhenien me Gatuzon, që vetëm e mirë nuk është: “Ai nuk më shpjëgoj kurrë përjashtimin. Ai tha që unë nuk mund të luajë sepse nuk kisha minutazhin e nevojshëm. Por ai nuk më futi kurrë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"