Montela: Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 10:06

Montela: Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Vinçenco Montela nuk e ka harruar Milanin. Megjithëse i pushuar një vit më parë, trajneri ka folur përsëri në lidhje me të kaluarën e tij milaneze, duke pohuar:

Montela dhe Gatuzo

“Vazhdoj ta ndjek Milanin, edhe pse me melankoli e pak mall. Skuadra e sivjetshme më duket shumë cilësore, aq më tepër që kanë afruar edhe një sulmues si Gonzalo Higuainin, për të cilin çmendem. Nuk po përmend Ronaldon, por Gonzalo është nga ata që më tërheqin vëmendjen edhe kur në televizor jepet një ndeshje e vjetër”. Pëlqen Higuain, por i dha besim Kutrones. Montela e vlerësoi edhe sulmuesin e ri, duke thënë se: “Ka një zemër të madhe dhe luan me gjithë shpirt. Taktikisht nuk shprehem për të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"