Montela: Kritikat duhet t’i pranojmë të gjithë, përgjegjësinë për humbjet e marr unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 16:43

Montela: Kritikat duhet t’i pranojmë të gjithë, përgjegjësinë për humbjet e marr unë

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me AEK-un e Athinës, Vinçenco Montela nuk i shmangu dot pyetjet që i adresoheshin atij për formën që po kalon Milani, veçanërisht edhe pas disfatës në derbi.

Montela

“Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, është faji i të gjithëve. Duhet t’i pranojmë kritikat, edhe kur janë të ekzagjëruara. Zgjedhjet që klubi ka bërë janë edhe për të ardhmen. Çdo gjë po shkon sipas planit, përveç disa humbjeve që kemi marrë, për të cilat e marr unë përgjegjësinë. Pres që lojtarët të kenë një formë edhe më të mirë” – deklaroi tekniku italian i Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"