“Monstruozi” Mesi, shënon i vetëm sa i gjithë Real Madridi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 15:11

“Monstruozi” Mesi, shënon i vetëm sa i gjithë Real Madridi

Lionel Mesi rikthehet të vendosë edhe njëherë tjetër hierarkitë dhe jo vetëm në Spanjë… Ndoshta, duke përfituar disi edhe nga mungesa e gjatë e Kristiano Ronaldos… Gjithsesi, “pleshti” i Barcelonës e ka nisur më së miri sezonin e tij në kampionatin spanjoll, duke realizuar jo pak, por 9 gola në pesë ndeshjet e para.

download (2)

Ai është lojtari që ka dhënë kontributin më të madh për katalanasit, të cilët numërojnë 17 gola në total, por çmenduria e këtyre të dhënave nuk qëndron këtu, sepse fakti që Mesi realizon me breshëri, nuk përbën më fakt prej shumë vitesh… Ajo që bie në sy është fakti se numri 10 i Barçës ka realizuar i vetëm sa Reali i Madridit, i ndalur në kuotën 9 gola pas pesë ndeshjeve, duke treguar qartë se po vuan mungesën e yllit të tij, pa harruar këtu edhe diferencën prej 7 pikësh tashmë.

Por duke e analizuar të gjithë kampionatin spanjoll, shihet se Mesi ka shënuar gjithashtu i vetëm, më shumë sesa 16 skuadra të tjera. Të vetmet që e kalojnë argjentinasin janë Atletiko e Madridit, në kuotën 10 gola dhe Real Sociedad, 11. Kjo është një statistikë monstruoze, por nëse Leo ruan ritmin mund të vazhdojë edhe për disa javë, të paktën derisa Reali i Madridit të rikthehet në shina.

mesi

Dhe duke mbetur te skuadra e Zidanit, humbja me Betisin ka bërë shumë të lumtur vëllain e Mesit, Rodrigon, i cili pas golit të Sanabrias postoi: “Sot po, që do të fle mirë!”. Me pak fjalë, në familjen e fenomenit 30-vjeçar festojnë nga të gjitha anët…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"