“Mondi të dua shumë, por vizito muzeun e Aguelit”, administratori Idrizi “thumbon” sërish ish-trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 10:25

“Mondi të dua shumë, por vizito muzeun e Aguelit”, administratori Idrizi “thumbon” sërish ish-trajnerin

Sinan Idrizi reagon ndaj Edmond Lutajt. Ish-trajneri i tha që nuk mund të shkonte në Suedi as si turist, ndërsa administratori i përgjigjet kështu për “Panorama Sport”: 

idrizi lutaj

“Sa ka në Suedi Edmond Lutaj? 28 thoni ju. Aty është një muze i një burri që quhet Ivan Agueli, është një sufi (mendimtar islam i lëvizjeve shpirtërore), një piktor shumë i famshëm suedez. Sigurisht ai nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë. Të klikojë në ‘Google’.

Të shikojë ku është dhe ndoshta do të ketë kohë ta vizitojë muzeumin e këtij zotërisë. Turisti që nuk ka kohë të gjejë kohë të vizitojë muzeumin e tij, sepse është shumë i bukur. E dini kush është Ivan Agueli? Është një mendimtar islam i lëvizjeve shpirtërore.

Tani, në vendin e Ivan Aguelit ka një qytetar që quhet Mond Lutaj, ça të them unë tani. I them mikut tim, Mondi që e dua shumë, dhe e respektoj për çfarë ka bërë në Vlorë, me të mirat dhe të këqijat e tij, e këshilloj që kur të ketë kohë, meqë unë nuk vete dot aty, të shkojë t’i hedhë një sy këtij muzeumi dhe të më japë një përshtypje që ka. Kur ta shikoj, të më kujtojë, pasi unë nuk shkoj dot si turist”, përfundon Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"