Momenti vendimtar, Gasperini qan dëmtimin e Gjimshitit: Nuk na duhej!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 19:46

Momenti vendimtar, Gasperini qan dëmtimin e Gjimshitit: Nuk na duhej!

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në ndeshjen e përfaqësues shqiptare kundër Hungarisë, ka qenë një goditje e rëndë jo vetëm për kuqezinjtë, por edhe për klubin e tij. Atalanta ka humbur një nga lojtarët më të qëndrueshëm në rreshtim, në një moment kyç të sezonit që mund të vendosë shumë gjëra si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

gjimshitiiii

Për këtë situatë ka folur edhe trajneri Xhiampiero Gasperini, i cili para sfidës theksoi edhe fatin e keq të mbrojtësit shqiptar në një moment kur duhej shumë ndihma e të gjithëve.

Kush kishte sukses me kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak. Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh. Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit. E rinisim me një tur force prej 7 ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, tha Gasperini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"