Momenti i vështirë në kampionat, trajneri i Kategorisë së Parë: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 22:18

Momenti i vështirë në kampionat, trajneri i Kategorisë së Parë: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen

Tekniku elbasanas, Shkëlqim Lleshanaku, mori përgjegjësitë e tij për humbjen e radhës dhe nëse do t’i kërkohet dorëheqja si zgjidhje nga drejtuesit e klubit, është i gatshëm ta japë.Elbasani

“Nuk di çfarë të them pas kësaj humbjeje. Ne vazhdimisht i krijojmë rastet tona në një ndeshje, por na mungon finalizimi, nuk arrijmë të konkretizojmë aksionet sulmuese. Njëkohësisht, e pësojmë golin me shumë lehtësi. Megjithatë, marr përsipër përgjegjësitë e mia për humbjen.

Dorëheqja? Nëse dorëheqja ime shihet si zgjidhje për Elbasanin, jam i gatshëm ta bëj në moment. Nëse drejtuesit mendojnë dhe gjykojnë se duhet të vijë dikush tjetër në stol, nuk ka asnjë problem nga ana ime”, u shpreh për “Panorama Sport” trajneri Lleshanaku, i cili nuk e fshehu mërzinë për humbjen e fundit, duke marrë njëkohësisht edhe përgjegjësitë për rezultatet negative. Para pak javësh u duk se Elbasani e mori veten, por ka qenë vetëm një shkëndijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"