Momenti i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i Laçit ftohet nga kombëtarja për kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 13:45

Momenti i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i Laçit ftohet nga kombëtarja për kualifikueset e Botërorit

Moment i rëndësishëm në karrierë, për sulmuesin e Laçit, Harmon Van Dejv, që është ftuar nga kombëtarja e Liberisë, për kualifikueset e Kupës së Botër, “Katar 2020”, kundër Nigerisë dhe Republikës së Afrikës Qendrore, sfida këto që do të zhvillohen në datat 3 dhe 6 shtator.

harmon

Vlen të theksohet fakti, se pas grumbullimit me ekipin kombëtar, sulmuesi pritet të rikthehet në Shqipëri, për t’iu bashkuar kurbinasve, teksa mungoi në ndeshjet e Ligës së Konferencës, për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Laci festa e golit

Me fanellën e Laçit, Harmon ka regjistruar deri tani 32 prezenca, ku ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës. Gjithashtu pjesë e kombëtares së Liberisë, është edhe Prince Balde i Dritës së Gjilanit.

LISTA E LIBERISË:

Portierë: Ashley Williams (RB Linense, Spain), Tommy Sango (LISCR, Liberia), Morlik Keita (Mighty Barrolle, Liberia).

Mbrojtës: Prince Balde (KF Drita, Kosovo), Jeremy Saygbe (RB Linense, Spain), Alvin Maccornel (Watanga, Liberia), Sampson Dweh (LPRC Oilers, Liberia), Daniel Paye (Bea Mountain, Liberia), Teah Dennis (Monrovia Club Breëeries, Liberia), Carlos Ëilliams (Ëatanga, Liberia).

Mesfushorë: Abrahim Mohamed Soumaoro (Paeek FC, Cyprus), Murphy Dorley (Slavia Prague, Czech Republic), Marcus Macauley (Sahab FC, Jordan), Terrence Tisdell (Kocaelispor, Turkey), Justin Salmon (Degerfor IF, Sëeden), David Tëeh (Rukh Brest, Belarus), Allen Njie (FC Aarau, Sëitzerland), Abu Kamara (FC Makedonijagjp, North Macedonia).

Sulmues: Ayouba Kosiah (NAC Breda II, Netherlands), Kpah Sherman (Kedah Darul Aman FC, Malaysia), Mohammed Kamara (Hatayspor, Turkey), and Van-Dave Harmon (Laçi).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"