Momenti emocionues/ Shakhtar Donjetsk zbret për herë të parë në fushë që nga fillimi i luftës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2022 | 14:13

Momenti emocionues/ Shakhtar Donjetsk zbret për herë të parë në fushë që nga fillimi i luftës

Skuadra ukrainase e Shakhtar Donjetsk zbriti në fushë  të shtunën në mbrëmje për herë të parë që kur Rusia filloi luftën ndaj Ukrainës.

shakhtar-780x439

Olimpiakos ishte skuadra që mikpriti Shakhtarin në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “ndaleni luftën”.

Kjo është një nga katër ndeshjet që Shakhtari do të luajë në të gjithë Evropën për të mbledhur fonde për të prekurit nga konflikti i vazhdueshëm.

Takimi i së shtunës në Athinë shënoi ndeshjen e parë të Shakhtarit për vitin 2022, pasi pjesa e dytë e sezonit ukrainas u shty për një kohë të pacaktuar pas pushtimit nga Rusia fqinje.

Të gjitha paratë e mbledhura në Athinë do të dhurohen për gjëra humanitare dhe ndihmë në Ukrainë, ndërsa lodrat që u mblodhën do të dhurohen për fëmijët refugjatë. Gjatë ndeshjes gjithashtu u mbajt edhe një minutë heshtjeje për të nderuar të vrarët në këtë luftë. Olimpiakos arriti të fitonte në miqësoren falë golit të vetëm të Tiquinjos.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"