Momentet e panikut/ Publikohet video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 0:03

Momentet e panikut/ Publikohet video tjetër nga sulmi i tifozëve grekë ndaj “Dardanëve”

Momente paniku u shënuan në stadiumin “Panthessaliko” të Volosit, pas golit të shënuar në minutën e 71-të nga Greqia, në përballjen ndaj Kosovës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. 

Screenshot_3-30-600x360

Ndeshja u ndërpre për afro 5 minuta, pasi tifozët grekë sulmuan me mjete piroteknike dhe me sende të forta, tribunën ku ishin vendosur “Dardanët”.

Kujtojmë se pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

Gjithashtu nuk munguan vërshëllimat gjatë ekzekutimit të himni të Kosovës, apo dhe provokimet e flamurët serbë, ku ishte vendosur dhe harta e Kosovës si dhe lazerat që u drejtoheshin në sy lojtarëve “Dardanë”. Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa ndaj Federatës së Futbollit të Greqisë pas atyre që ndodhen sonte në Volos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"