Momente tmerri për ish-yllin e Çelsit, hajdutët e lidhin në karrige dhe i …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:15

Momente tmerri për ish-yllin e Çelsit, hajdutët e lidhin në karrige dhe i …

Momente tmerri për ish-futbollistin e njohur Eshli Kol. 39-vjeçari, u sulmua nga një bandë hajdutësh të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e lidhën në karrige dhe më pas i vodhën sende me vlerë të majme.

kol

Mediat britanike raportojnë se hajdutët u futën duke u depërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës. “Ishte një përvojë e tmerrshme. Grabitësit duhet të kenë qenë profesionistë dhe e dinin saktësisht se çfarë bënin. Ata duhet ta kenë ndjekur Eshtin”, tha një burim i “The Sun”.

shtepia5

Disa fqinjë konfirmuan se ishin marrë në pyetje nga policia në lidhje me grabitjen, tekasa hetimet po vazhdojnë.

cHAMPIONS

Kol u tërhoq nga futbolli i luajtur sezonin e shkuar, teksa e mbylli karrierën e tij te skuadra e Derbi Kauntit. Gajtë karrierës së tij, ish-mbrojtësi, numëron 508 aktivizime në rang klubesh dhe 107 me kombëtaren e Anglisë. Arsenali, Kristal Palas, Çelsi, Roma, Los Anxhelos Galaksi dhe Derbi janë klubet ku ai u aktivizua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"