Momente të vështira për Musollin, ja gjesti që bën kapiteni Shameti

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 21, 2018 | 14:36

Momente të vështira për Musollin, ja gjesti që bën kapiteni Shameti

Zëvendës kapiteni i Kukësit Besar Musolli do të qëndrojë jashtë fushave për plot 6 muaj pas një dëmtimi të rëndë. Mungesa e Musollit në një pjesë të madhe për kampionatin do të jetë e vështirë për ekipin e Kukësit, por gjithashtu nuk është e lehtë as për vetë lojtarin.

shameti-musolli

Por kur ke shokët e skuadrës afër të cilët të bëhen “vëllezër” në ditët e vështira çdo gjë kalon më lehtë. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë kapiteni i skuadrës së verilindorëve, Ylli Shameti i cili në një “story” në rrjetin social “Instagram” shkruan: “Disa momente të vështira bëhen më të lehta për tu kaluar nëse ke afër shokë, kështu që të premtoj që do ta kalojmë bashkë këtë vëllai im”.

hjgk






www.minuta90.com