Momente relaksi te Kukësi, Longo e çon skuadrën për stërvitje dhe drekë në mal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2021 | 17:36

Momente relaksi te Kukësi, Longo e çon skuadrën për stërvitje dhe drekë në mal

Përpos përgatitjeve intensive, në Kukës kanë kohë edhe për të bërë pak relaks dhe për të shfrytëzuar natyrën e bukur që ndodhet në Slloveni, kryesisht në malet plot gjelbërim gjatë kësaj periudhe.

kUKESI

Pas stërvitjes, Longo ka vënë në rresht gjithë skuadrën dhe së bashku kanë bërë një shëtitje në mal, ku edhe më pas kanë konsumuar edhe diçka për të ngrënë. Pra, krahas përgatitjeve që po vijnë drejt fundit në tokën sllovene, verilindorët po shijojnë edhe bukuritë e zonës.

PORTIERËT, STËRVITJE SPECIALE

Thuajse me gjithë ekipin dhe rolet në fushë janë duke u aplikuar stërvitje “speciale”, të cilat jo vetëm rritin efikasitetin e lojtarëve, por e ndërthurur edhe me lojëra të ndryshme, ua bën më të thjeshtë atyre për t’i përvetësuar ato. Një nga repartet që po kryen një stërvitje ekstra është edhe ai i portës.

“Gardianët” e ekipit verilindor, Dashamir Xhika dhe Angelos Tafa, krahas topit të futbollit, po stërviten edhe me topa tenisi, çka i ndihmon për të përvetësuar edhe më shumë reflekset e tyre në katërkëndësh. Trajneri i portierëve, Ermal Nexhipi, po përdor një risi dhe mënyrë të re për të përgatitur portierët dhe shpresohet që efikasiteti i tyre të tregohet në lojë dhe përgjatë ndeshjeve zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"