Momente paniku te Vllaznia, i afërmi i futbollistit shkodran rezulton pozitiv me COVID-19, por …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 16:24

Momente paniku te Vllaznia, i afërmi i futbollistit shkodran rezulton pozitiv me COVID-19, por …

Mjeku i skuadrës së Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja ka njoftuar këtë të premte se futbollisti Ndriçim Shtubina i është nënshtruar testit të koronavirusit, sepse një familjar i tij rezultoi pozitiv.

ndricik shtubina

Mesfushori 33 vjeçar nuk ka simptoma për momentin dhe po pritet përgjigja e testimit, ndërkohë mjeku Haxhaja i apelon lojtarëve që të mos dalin për stërvitje jashtë ambienteve të shtëpisë.

shtubima

“Sot kemi një rritje të rasteve me COVID-19. Falënderim për mjekët dhe grupin e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve. Sot i kryem testimin sportit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, pasi ka dalë një i afërm i tij me virus.

Shtubina nuk ka simptoma për momentin dhe e kemi karantinuar në shtëpi. Tani po presim përgjigjen. Shpresojmë të mos dalë i infektuar. Ju lutem sportistë, mos dilni për stërvitje jashtë ambientit të shtëpisë. Evitoni kontaktet me shokët tuaj. Me një sforcim do e kalojmë këtë situatë”, shkruan mjeku Ilirjan Haxhaja.

92159798_638648030015507_3560433682571329536_n

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"