Momente paniku/ Përplasje kokë më kokë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, futbollistët bien pa ndjenja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 12:47

Momente paniku/ Përplasje kokë më kokë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, futbollistët bien pa ndjenja

Në minutën e 62-të të sfidës Valbona-Iliria 1-4, pati një përplasje kokë më kokë mes Berishës së Valbonës dhe Tabakut të Ilirisë.

Valbona

Kjo solli ndërprerje për gati 5 minuta, pasi të dy lojtarët bien në fushë pa ndjenja. Madje, lojtari fushëkrujas Ronald Tabaku përfundon në spitalin e Bajram Currit.

Megjithatë, gjendja e të dy futbollistëve u stabilizua pas ndihmës së stafeve mjekësore. Edhe lojtari i Valbonës u zëvendësua.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"