Momente paniku për presidentin e klubit të Serisë A, tentojnë ta grabisin në mes të ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:53

Momente paniku për presidentin e klubit të Serisë A, tentojnë ta grabisin në mes të ditës

Presidenti i Breshias, Masimo Celino ka rënë pre e një grabitjeje të dielën pasdite. Dy kriminelë e sulmuan Celinon para një supermarketi në Padenje, në Breshia ku së fundmi kishte blerë një shtëpi atje.

celino

Synimi i grabitësve ishte ora që Celino mbante në dorë. Presidenti i Breshias arriti të shmangë grabitjen, pasi reagoi shpejt kur pa kriminelët që vinin drejt tij. Por nuk mbeti pa pasoja për Celinon ky veprim, pasi në përkjekje për tu larguar përplasi fytyrën në derën e makinës që kishte lënë hapur duke dëmtuar hundën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"