Momente paniku për ish-lojtarin e Romës dhe Liverpulit, pëson aksident të frikshëm së bashku me vajzën 11-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 13:36

Momente paniku për ish-lojtarin e Romës dhe Liverpulit, pëson aksident të frikshëm së bashku me vajzën 11-vjeçare

Momente paniku ka kaluar ditën e djeshme ish-lojtari i Romës dhe Liverpulit, Xhon Arne Rise, i cili ka pësuar një aksident të frikshëm.HGJYUIO

Rreth orës 2 të mëngjesit, ish-lojtari ishte duke udhëtuar me makinën e tij, në të cilën ndodhej edhe vajza e ti 11-vjeçare. Rise ishte duke udhëtuar dhe një përpjekje për të shmangur një pengesë në rrugë, bëri aksident duke dalë jashtë rruge në Alesund të Norvegjisë

.

RTY

Makina e ish-futbollistit u shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa Rise së bashku me vajzën e tij për fat të mirë e kaluan pa dëmtime, teksa pasi morën ndihmën e parë në spital u larguan pa ndonjë problem, përveç tronditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"