Momente paniku për ish-futbollistin e Interit, përplas me makinën e tij një burrë që udhëtonte me motoçikletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:25

Momente paniku për ish-futbollistin e Interit, përplas me makinën e tij një burrë që udhëtonte me motoçikletë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë, me protagonist ish-lojtarin e Interit, Ivan Kordoba.ivan ramiro kordoba

Ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Range Rover”, kur pasi mori kthesë u përplas me një motoçikletë.  Pikërisht kjo motoçikletë drejtohej nga një burrë 57-vjeçar, i cili pas përplasjes mori dëmtime të shumta.

Gjendja e motoristit si fillim u shfaq shumë e keqe, për shkak të dëmtimeve të mëdha të marra, megjithatë pas ndihmës të marrë nga mjekët ai tashmë shfaqet jashtë rrezikut për jetën.incidente auto moto camerlata-2-2

Ishte pikërisht Kordoba, i cili pasi shkaktoi aksidentin ndaloi menjëherë ndaloi në vend ngjarje duke dhënë ndihmën e parë, për personin e aksidentuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"