Momente paniku për futbollistin e Romës/ Përleshet me 2 persona që tentuan t’i vidhnin orën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 15:28

Momente paniku për futbollistin e Romës/ Përleshet me 2 persona që tentuan t’i vidhnin orën

Mesfushori i Romës, Brajan Kristanta, është gjendur në një situatë kaotike, teksa 2 persona tentuan t’i vidhnin orën Rolex, në një lagje të kryeqytetit italian.

FC Porto v AS Roma - UEFA Champions League Round of 16: Second Leg

Mediat italiane raportojnë se 2 hajdutët ishin me një skuter, teksa tentuan t’i hiqnin orën nga dora futbollistit italian, por për fat të mirë, kjo gjë nuk u bë e mundur, pasi 25-vjeçari bëri rezistencë duke goditur me grusht njërin prej tyre.

20190515_090623000_iOS-1-3-580x1024

Të rinjtë janë larguar menjëherë, ndërkohë që Kristanta, është paraqitur në stacionin më të afërt policor, për të denoncuar ngjarjen, e cila tashmë po hetohet nga policia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"