Momente paniku për futbollistin e PSG-ja, alarmohen të gjithë. Avioni shfaq probleme në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2020 | 23:47

Momente paniku për futbollistin e PSG-ja, alarmohen të gjithë. Avioni shfaq probleme në ajër

Mbrojtësi i PSG-së, Alesandro Florenci ka kaluar një moment të vështirë teksa po udhëtonte për tu grumbulluar me Italinë.

Alessandro-Florenzi-Angers-2020

Pas nisjes me avion, lojtari dhe pjesëtarët e tjerë të avionit njoftohen se kishte diçka që nuk shkonte. Avioni kishte shfaqur probleme dhe duhet të bënin ulje të detyrueshme.

Pasi qëndruan për 10 minuta në ajër, avioni u ul përsëri në Paris, për të mos rrezikuar më tej. Problemi ishte te njëra nga dyert e avionit, që alarmoi të gjithë. I gjithë rreziku dhe paniku kaloi, në momentin që avioni u ul përsëri në Paris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"