Momente paniku për futbollistin e Junajtid, pëson aksident me makinën që po udhëtonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 14:36

Momente paniku për futbollistin e Junajtid, pëson aksident me makinën që po udhëtonte

Serxhio Romero ka kaluar momente paniku ditën e sotme, teksa makina me të cilën ai po udhëtonte ka pësuar një aksident.MAKINA E ROMERO

Për fat të mirë lojtari nuk ka pasur probleme fizike, ku thuhet se në momentin që po dilte nga makina ishte i trembur.

Makina e tipit “Lamborgini” ka dalë jashtë rrugës, gjatë kohës kur portieri po shkonte për në stërvitje me ekipin e tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë ndihmuar edhe futbollistin të dalë nga makina e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"