Momente paniku në ndeshjen e Kategorisë së Parë/ Portieri humbet ndjenjat në fushë dhe transportohet në spital me ambulancë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 20:35

Momente paniku në ndeshjen e Kategorisë së Parë/ Portieri humbet ndjenjat në fushë dhe transportohet në spital me ambulancë

Momente paniku u regjistruan ditën e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, teksa luhej ndeshja e Kategorisë së Parë mes lagunarëve dhe miqve nga Berati. Në minutën e 50-të, portieri i Tomorit, Boje, në rënie e sipër ka përplasur kokën në tokë duke humbur ndjenjat.

Ambulanca Lushnja-Tomori

Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët për të qetësuar situatën dhe më pas afrikani është transportuar drejt spitalit të Lushnjës.

Ndeshja u ndërpre për afro 8 minutash, teksa Arbëri hodhi në fushë portierin e dytë Renco Memlika. Ky duel përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Lushnjës. Golat për skuadrën e Dalipit u shënuan nga Pepa dhe Canka në minutat 69 dhe 83, ndërkohë që për Tomorin golin e vetëm e shënoi Pinto në minutën 90+3’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"