Momente paniku në miqësoren e Skënderbeut, sulmuesi dërgohet me urgjencë në spital pas një ndërhyrje… horror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 23:25

Momente paniku në miqësoren e Skënderbeut, sulmuesi dërgohet me urgjencë në spital pas një ndërhyrje… horror

Momente paniku në miqësoren mes Skënderbeut dhe Pogradecit të zhvilluar në Korçë. Sulmuesi i liqenorëve, Paolo Ivani, humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me mbrojtësin Bruno Lulaj, ky i fundit ka kërcyer me roveshatë, teksa ka goditur kokën e futbollistit kundërshtar.

Ivani

Në këto momente 21-vjeçari ka rënë në tokë pa ndjenja dhe i ka ikur gjuha. Në këtë momente është dashur ndërhyrja e stafeve mjekësore dhe futbollisti është dërguar në spitalin e Korçës. “Panorama Sport” mëson se lojtari e ka kaluar momentin e vështirë dhe gëzon gjendje të mirë. Pas skanerit të bërë në spitalin e Korçës është mësuar se sulmuesi nuk ka asnjë problem shëndetësor, teksa do të qëndrojë 2-3 ditë pushim për të rimarë veten pas asaj goditje të rëndë. Kujtojmë që Ivani është pjesë e Skënderbeut, por luan si i huazuar te Pogradeci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"