Momente paniku/ Hajdutët tentojnë të vjedhin shtëpinë e yllit të Juventusit, policia ndërhyn në kohë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 0:03

Momente paniku/ Hajdutët tentojnë të vjedhin shtëpinë e yllit të Juventusit, policia ndërhyn në kohë dhe…

Një tentativë grabitje raportohet se ka dështuar së fundmi. Në shënjestër ishte shtëpia e Angel Di Marias në Torino, mirëpo alarmi i vilës sinjalizoi policinë e cila ndërhyri në kohë duke bërë që grabitësit të dilnin duarbosh.

DI MARIA

Autoritet ia dolën të arrestonin një nga pjesëtarët e bandës, teksa e ndoqën me makinë, duke i zënë rrugën, ndërsa tashmë synimi është që nëpërmjet personit të ndaluar, të gjenden dhe identifikohen të gjithë anëtarët e grupit që ishin pjesë e planit për t’i bërë dëm Di Marias.

ARRESTIMI

Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur shumë grabitje në shtëpitë e futbollistëve të famshëm, kryesisht në Spanjë dhe Itali. Shpeshherë keqbërësit ia kanë dalë me sukses të rrëmbejnë sende personale me vlerë prej mijëra eurosh të yjeve të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"