Momente paniku/ 14 futbollistë me COVID-19 para ndeshjes së rëndësishme, ndërpritet kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 21:54

Momente paniku/ 14 futbollistë me COVID-19 para ndeshjes së rëndësishme, ndërpritet kampionati

Koronavirusi është duke bërë “kërdinë” në gjithë botën. Plot 14 futbollistë të skuadrës braziliane Çapokoense rezultuan pozitivë me COVID pas sfidës së kthimit ndaj Avait, që ishte planifikuar të zhvillohen ditën e nesërme.

Capokoense

Kampionati rajonal, Santa Catarina në Brazil, filloi me datë 8 korrik, ndërkohë që për shkak të situatës kaotike, është vendosur të ndërpritet.

Kujtojmë që në Brazil, gjendja duket tepër e rëndë, për sa i përket virusit të mallkuar, ku janë shënuar 500 të vdekur dhe 42 mijë të prekur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë një njoftim zyrtar për sa i përket fatit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"