Momentalisht i shpëtuar, Sormani vendos kusht për të vazhduar te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 16:45

Momentalisht i shpëtuar, Sormani vendos kusht për të vazhduar te Partizani

Objektivi i Partizanit është që të sigurohet pjesëmarrja në Europë. Të kuqtë janë 5 pikë larg Laçit të vendit të tretë (mund të shkojë edhe si vend i katërt, nëse 1 nga 3 vendet e para fiton Kupën e Shqipërisë), por e sigurt është që edhe gjatë kësaj vere priten ndryshime thelbësore në ekip.
SORMANI-DHE-DEMI
Sormani, hë për hë i konfirmuar në krye të stolit, nëse ia del të realizojë objektivin e fundit, atëherë do të përpiqet ta ndërtojë vetë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Rrjedhimisht, do të kërkojë dorë të lirë në merkato dhe ndërhyrje do të ketë në të gjitha repartet. Pjesa më kritike është sulmi, që heraherës e ka vënë në vështirësi ekipin dhe nuk ka mundur të finalizojë si duhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"