Moment special, Tomas barazon legjendën Gerd Myler

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 20:22

Moment special, Tomas barazon legjendën Gerd Myler

Suksesi ndaj Volfsburgut do të shënonte momentin special në karrierën e Tomas Mylerit, pasi ky i fundit arriti të barazojë rekordin e Gerd Mylerit mbi ndeshjen e zhvilluar.9621

33-vjeçari pas “Ujqërve” kapi kuotën e 427 dueleve të luajtura me ngjyrat e bavarezëve në Bundesligë. Statistikë e njëjtë me një prej lojtarëve me të mirë në historinë e Bajernit. Objektivi i radhës nga futbollisti me numër “25” në kampin e rekordmenëve gjermanë është Oliver Kahn, i cili qëndron në shifrën e 429 takimeve, çka do të thotë se përballjet me Bohum në “Allianz Arena” dhe M’Gladbah në transfertë do t’i japin jetë barazimit të një tjetër personazhi emblematik.

Ndërsa Sep Majer qëndron në krye të të gjithëve, me 473 takime në ligën vendëse si bavarez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"