Moment krize për futbollistin e Interit, cigare dhe divorc nga gruaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 19:30

Moment krize për futbollistin e Interit, cigare dhe divorc nga gruaja

Krizë në futboll, por edhe në jetën personale. Mateo Politano po kalon një moment të vështirë. Me Interin ka luajtur shumë pak në këtë sezon, por si të mos mjaftonte ky problem, ai i ka dhënë fund martesës së tij për të nisur një lidhje dashurie me Xhinevra Socin, një modele e njohur italiane për raportet që ka pasur më parë me Paulo Dibalën dhe Raxha Naingolanin.

193626803-cf38c11e-b9ec-46d7-86ff-c462f79222ac

Revista e përjavshme “Chi” e kishte publikuar këtë lajm gjatë këtyre ditëve, ndërsa dje ka dalë edhe fotoja e të dyve. Mateo Politano shihet me cigare në dorë dhe kjo gjë duket se ka çuar në krisjen përfundimtare me skuadrën e Interit. Xhinevra ka qenë arsyeja pse Politano dhe Silvia Di Viçenco i dhanë fund martesës së tyre dhe lidhjes 9- vjeçare. Kjo e fundit ka zbuluar tradhtinë e Politanos përmes një investiguesi privat dhe vendosi që ta ndërprisnin marrëdhënien.

politano-13-e1569445601224

Napoli – Mateo Politano do të largohet nga skuadra e Interit në këtë merkato. Pak ditë më parë shkoi në Romë dhe ishte pranë kalimit te verdhekuqtë. Gjithçka dështoi sepse zikaltrit ndryshuan formulën për të dhe Spinacolën. Në ditët e fundit ka pasur një interesim konkret nga skuadra e Napolit, që dëshiron ta huazojë me detyrim blerjeje dhe Interi është gati ta pranojë këtë gjë. Megjithatë, vetë lojtari dëshiron të luajë vetëm me Romën dhe dje ka pasur një takim mes tij dhe menaxherit Davide Lipi për të zgjidhur situatën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"