Moment i vështirë te Barcelona, motra e Grizmanit takim urgjent me klubin katalanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 13:08

Moment i vështirë te Barcelona, motra e Grizmanit takim urgjent me klubin katalanas

Situata e Grizmanit tek Barcelona ka prekur fundin. Setien e la në stol në derbin kundër Atletiko Madridit për ta hedhur në fushë vetëm në dy minutat e fundit.

grizman

Kjo situatë ka prekur shumë edhe familjarët e sulmuesit francez. Babai dhe vëllai i Grizmanit “shpërthyen” në rrjetet sociale duke sharë trajnerin e Barcelonës. Por së fundmi është përfshirë edhe motra e sulmuesit francez.

Motra dhe agjenti i Grizmanit kanë kërkuar takim të menjëhershëm me drejtuesit e Barcelonës për të folur rreth çështjes së sulmuesit. Grizman kërkon ta bëjë të qartë se pse ai po e humbet vendin në formacion. Në takim mund të diskutohet edhe për një largim të mundshëm të lojtarit kampion bote me Francën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"