“Moment i vështirë, duhen sakrifica”, Ronaldo fenomeni: Ja pse refuzuam… tamponët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:44

“Moment i vështirë, duhen sakrifica”, Ronaldo fenomeni: Ja pse refuzuam… tamponët

Ronaldo fenomeni është presidenti i klubit të Valadolidit që militon në La Ligën spanjolle. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, braziliani, veç të tjerave ka folur edhe në lidhje me situatën emergjente të shkaktuar nga Koronavirusi, teksa zbuloi edhe arsyen pse klubi refuzoi testet e tamponëve.

ronaldo-nazario-655x368

“Eshtë një moment i vështirë, tepër i vështirë! Le të themi në ekstrem. Ndaj, duhen sakrica. Zgjidhja më e mirë, ashtu si kanë thënë të gjithë, është të qëndrohet në shtëpi. Unë po e bëj si shumë të tjerë, me idenë që ta mposhtim sa më shpejt këtë armik. Ne si ekip refuzuam të bëjmë testet e tamponëve, pasi ka shumë persona që kanë nevojë t’i përdorin, më shumë se sa ne”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"