“Moment i veçantë për mua dhe Mehmetin”, Plori pas kalimit në finale: Ja pse Latifi po bën shumë veprime individuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 21:02

“Moment i veçantë për mua dhe Mehmetin”, Plori pas kalimit në finale: Ja pse Latifi po bën shumë veprime individuale

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, e ka cilësuar një fitore të rëndësishme për klubin dhe për tifozerinë atë ndaj Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Duke folur për “SuperSport” ai theksoi se skuadra kishte bërë atë që duhej.

bandicam 2022-04-13 20-44-12-321

“Të them të drejtën është moment i veçantë si për mua, edhe për trajnerin Mehmeti, kuptohet situata e sikletshme. Se është mundi i gjithë vitit, duke filluar nga presidentët e deri te ne. Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri se kush nuk del në Europë nuk ka shumë mundësi financiare ndaj trysnia ka qenë ë madhe.

Duhet të përgëzoj edhe Tanin për punën që ka bërë, do të kisha edhe unë atë gjendje nëse do të ishte ai këtu.

Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë në vete, duhet të jemi të kujdesshëm. Tentova pak më shumë pas dëmtimit të Da Silvës dhe ndihmesa e tifozerisë i jepte pak entuziazëm skuadrës.

Tifozeria është e ndjeshme në Shkodër, nëse nuk vijnë rezultatet. Tifozeria është e ndjeshme, nëse ishin të pranishëm kishte arsye plus. Ndeshja e parë kishte polemika ndaj menduam ta shfrytëzonim për të afruar tifozët. Ata janë përgjigjur, janë të mrekullueshëm, se Shkodra ka kulturë më vete me tifozët. Janë të ndjeshëm por sot ishin të mrekullueshëm dhe falë tyre dolëm sot në finale.

Sa i përket Bulatoviç, kur ka qenë rezervë ka ndodhur se ka pasur një operacion që e ka mbajtur jashtë stërvitjes për 10 ditë. Ka besimin e plotë timin dhe të klubit,. Ishte pikë e fortë e sistemit difensiv, është lojtar në detyra perfektë mbrojtëse dhe kur merr ofensivën është i qetë duke ndërtuar nga poshtë. I kam dhënë besim se ia di shumë mirë vlerat si lojtar.

Latifi kishte shumë entuziazëm, por veprimet individuale dhe dëshira për të treguar se nuk ka qenë në formën më të mirë, dëshira për të treguar përballë publikut e shokëve, apo atyre që e kritikuan, e bëri të kalonte në disa veprime individuale. Por ai duhet të marrë besimin se është ndër më të mirët në Shqipëri dhe ka besimin tonë maksimal.

Mund të quhet pikë kthese, por skuadra me përjashtim të ndeshjes së Egnatias nuk është se ka bërë futboll keq. Edhe në Tiranë me Partizanin nuk kemi bërë keq, por na mungoi entuziazmi. Edhe ndeshja me Kastriotin për 70 minuta nuk ishte e keqe, e kam analizuar dhe mund ta fitonim. Kjo ndeshje na ndihmon ne nga ana psikologjike dhe lojtarët, na entuziazmon më tepër të shkojmë me bindje e kjo situatë të na rrisë besimin në skuadër”, tha Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"