Moment i keq jashtë piste për Leklerk, pilotit të Ferrarit i vjedhin orën me vlerën marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2022 | 15:51

Moment i keq jashtë piste për Leklerk, pilotit të Ferrarit i vjedhin orën me vlerën marramendëse

Piloti Ferrarit, Çarls Leklerk ka qenë protagonist i një episod jo të mirë ditën e djeshme.

leklerk

Lideri i këtij edicioni të Formula 1, ka humbur orën e tij “Rolex” me vlerë qindra mijëra dollarë në një takim me një grup tifozësh.

Disa prej tifozëve i ishin afruar yllit të Ferrarit në kërkim të disa fotove me të, dhe disa çaste më pas Leklerk kishte kuptuar se ora e tij ishte vjedhur prej tyre.

Çështja tashmë i ka kaluar policisë e cila po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"