Moment historik, futbollisti shqiptar ftohet nga përfaqësuesja e Malit të Zi
Një emër surprizë në listën zyrtare të përfaqësuses së Malit të Zi. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Kristijan Vulaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Miodrag Raduloviç, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiç Tuz.
“Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.
‼️Kristijan Vulaj ftohet ne perfaqesuesen e Malit te Zi‼️
Futbollisti yne Kristijan Vulaj eshte ftuar nga perfaqesuesja…Posted by KF Deçiqi Tuz − FK Dečić Tuzi on Saturday, 20 Mars 2021
Kujtojmë që Vulaj më parë ka luajtur edhe për grupmoshat U19 tëMalit të Zi. Vlera e tij në transfermarkt është 125 mijë euro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"