Moment emocionues, himni këndohet nga të dy ekipet. Ja pikantet e sfidës Shqipëri U-21 – Kosovë U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 10:37

Moment emocionues, himni këndohet nga të dy ekipet. Ja pikantet e sfidës Shqipëri U-21 – Kosovë U-21

Edhe pse luhej në Elbasan, asnjë prej drejtuesve të FSHF-së nuk ishte dje i pranishëm në ndeshjen e Shpresave, pasi nuk ishin kthyer ende nga Moldavia.

Shqiperi-U21

Por, në stadium nuk munguan dy prej zyrtarëve më të rëndësishëm të futbollit kosovar, presidenti Agim Ademi dhe trajneri i përfaqësues, Bernard Shaland. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

* FSHF bëri një eksperiment me biletat në mbrëmjen e djeshme, pasi ndryshe nga sfidat e kaluara hyrja nuk ishte falas. Deri diku rezultoi i suksesshëm eksperimenti, pasi në stadium ishin afro 1500 tifozë. Gjithsesi, nëse do të ishte falas, numri mund të ishte më i madh.

Kosova u21

* Ndryshe nga sa ndodh në sfidat e kaluara në ndeshje zyrtare, kësaj here tifozët ishin bashkë. Madje, në grupe miqsh, dikush mbante fanellën e Shqipërisë dhe një tjetër të Kosovës. Edhe te himni shqiptar disa prej lojtarëve kosovarë filluan ta këndonin.

* Lojtarë me të njëjtin emër apo mbiemër gjen shpesh kudo edhe në një skuadër, por te Kosova janë dy futbollistë me të njëjtin emër dhe mbiemër. Bëhet fjalë për dy futbollistë që quhen Lirim Kastrati dhe të dy ishin pjesë e formacionit.

Shqiperi-Kosove U21

*Nervat në futboll nuk njohin miqësi apo dobësi. Në minutën e 42-të, lojtarët e dy skuadrave u përplasen në fushë pas ndërhyrjes së Tafës ndaj Kastratit. Broja ishte i shtrirë në fushë, por Lirim Kastrati nuk respektoi “Fair Play”-in dhe Tafa ndërhyri rëndë ndaj këtij të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"