Momenti i errët i Lautaros, Interi merr vendimin për të ardhmen e argjentinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 13:49

Momenti i errët i Lautaros, Interi merr vendimin për të ardhmen e argjentinasit

Nga kriza e nervave te dëshpërimi teknik. Kushedi sa herë Lautaro Martinez do ta ketë rimenduar rastin e shpërdoruar të martën në mbrëmje në të ftohtin e Kievit, atë që do të mund t’i kishte dhuruar Interit një afrim më të qetë te përballja e dyfishtë ndaj Realit në grupet e Ligës së Kampioneve. Megjithatë, gabimet janë pjesë e lojës dhe rritja vjen edhe duke mësuar prej tyre. Lautaro është zakonisht kritik me veten e tij, u pa në “Marassi”, ku mori me grushte stolin pasi u zëvendësua nga Konte.

lautaro

DO TË RIKTHEHET QETËSIA – Dhe habia e përzier me ndjesinë e mosbesimit që u pa në sytë e “Demit” pas episodit me Shahtjorin tregon mirë gjendjen e tij në këtë periudhë. Por, argjentinasi vazhdon të ketë besimin e pakushtëzuar të klubit, trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Në një periudhë të errët të karrierës gjithmonë duhet marrë në konsideratë, pavarësisht se Lautaro nuk arrin ta pranojë, por do të rikthehet qetësia, jo vetëm në fushë. Interi në fakt po mendon të përshpejtojë çështjen e rinovimit: një gjest i sigurt dhe prej kohësh në axhendë, por që në këtë moment do të ndihmonte “Demin” të karikonte bateritë e krenarisë.

PËRPARA SË BASHKU – Lautaro është shumë i ri, por ka treguar brumë prej kampioni dhe përkrah Lukakut është rritur ndjeshëm. Meritë e punës së Kontes, por edhe e ambicies së tij dhe duhet nënvizuar fakti që nuk ka bërë asnjëherë presion mbi klubin pavarësisht presin gut të Barcelonës. E di që në Milano mund të vazhdojë procesin e rritjes, por normalisht do të dëshironte që klubi t’i njihte statusin e tij të ri, me një akord të ri prej ylli. Mes kërkesës (7,5 milionë euro) dhe ofertës (5 me ngjitje) mungon ende diçka, por po punohet për të arritur shpejt te firma, që duket vërtet vetëm një formalitet: Lautaro dëshiron të fitojë me Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"