Mohamed VI, njihuni me mbretin e Marokut që marroset pas futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:55

Mohamed VI, njihuni me mbretin e Marokut që marroset pas futbollit

Fillimisht një telefonatë drejtuar presidentit të Federatës Marokene të Futbollit, më pas një urim dhe për ekipin kombëtar për t’i lënë vendin festës së madhe. Mbreti i Marokut, Mohamed VI, ndonëse njihet si një tip autoritar, i është dorëzuar dhe ai futbollit dhe kombëtares së vendit të tij që ka arritur një rezultat historik, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e kampionatit botëror në Katar.

download

Mediat spanjolle dhe ato marokene kanë bërë me dije se mbreti, pasi ka bërë detyrat, duke përgëzuar skuadrën në Katar, ka ndryshuar menjëherë uniformë, ka veshur fanellën e ekipit kombëtar dhe ka zbarkuar në rrugët e Rabatit (kryeqyteti i Marokut) për të festuar dhe ai me pjesën tjetër të qytetarëve që kishin mbushur rrugët dhe sheshet.

Në rrjet janë hedhur video të mbretit Mohamed VI me një makinë model fuoristradë, duke parakaluar në rrugën e Rabatit i rrethuar nga mijëra qytetarë.

KUSH ËSHTË MBRETI MOHAMED VI? – Mohamed VI, mbreti i Marokut pas vdekjes së babait të tij, Hasan II, është një nga liderët më të fuqishëm në botë, që kur ai hipi në fron në vitin 1999. Që nga viti 2002 ai është i martuar me Lalla Salma, e diplomuar në inxhinieri kompjuterike, me të cilën ka dy fëmijë, Mulaj Hasan, trashëgimtar i fronit dhe Lalla Hatixhe.

king-mohammed-vi-congratulates-national-team-on-world-cup-qualification-800x400

Nga babai i tij ai trashëgoi jo vetëm kurorën, por edhe një pasuri të pamatshme. Llogaritjet ndërkombëtare vlerësojnë se Mohamed VI ka grumbulluar, në dy dekadat që ka qenë në fron, një pasuri prej rreth 5 miliard euro.

Disa vite më parë ai ishte personi i 18-të më i pasur në planet. Që kur mori detyrën si udhëheqës i vendit afrikan, Mohamed VI ka shënuar dallime me mbretërimin e babait të tij. Ai identifikohet se ka një karakter pragmatik dhe ambicioz për sa i përket ekonomisë. Kështu, mes trashëgimisë së tij, gjenden pallate, makina luksoze dhe të gjitha llojet e të mirave materiale.

12 PALLATE E 1000 SHËRBËTORË – Mbreti i Marokut ka 12 pallate dhe më shumë se 1000 shërbëtorë, të cilët kushtojnë një milion euro në ditë. Në Rabat, kryeqyteti i vendit, është ndërtesa më e madhe në të cilën Mohamed VI pret krerët e shteteve nga e gjithë bota. Mohamedi VI ka një pasuri më të madhe se ajo e ish-mbretëreshës Elizabeta II ose Albertit të Monakos.

Mohamedi VI është gjithashtu pronar i atij që konsiderohet si hoteli më luksoz në botë, “Royal Mansour”, që ndodhet në Marrakesh. Hoteli ka dhoma private prej më shumë se 820 metrash katrorë dhe një banjë prej 1500 metrash katrorë mermer të bardhë.

Në pasurinë e tij ka dhe 600 makina luksoze që përfshijnë marka si “Rolls Royces” (Rolls Rojs), “Cadillacs” (Kadillak), “Bentley” (Bentli), “Porches” (Porshe) ose “Maserati”, kostume të bëra me porosi të bëra në Londër, Paris ose Milano, bizhuteri të panumërta, mes të cilave një orë ari dhe një mijë diamante me vlerë një milion euro.

Ai zotëron dhe dy avionë gjigantë privatë, “Boeing 747” dhe “Boeing 737”. Përveçse kreu i qeverisë, gjyqësorit, Forcave të Armatosura dhe lider fetar, ai është edhe aksioneri më i madh i Grupit ONA, i lidhur me telekomunikacionin, minierat, sektorin bankar, energjinë e rinovueshme apo agrobiznesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"