Modriç u jep fund polemikave: Ronaldo më uroi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 13:35

Modriç u jep fund polemikave: Ronaldo më uroi

Luka Modriç u shpall lotjari i vitit nga UEFA. Ai ishte në këtë garë së bashku me Ronaldon dhe Salah. Ky trofe u kundërshtua nga agjenti i Ronaldos, Mendez. Ky i fundit mendonte se ishte portugezi ai që e meritonte këtë çmim.

modric-696x387

Pas ndeshjes miqësore mes Portugalisë dhe Kroacisë ka qenë vetë Modriç që ka folur për marrëdhënien me Ronaldon. “Kam një raport të mirë me të dhe do të vazhdoj ta kem. Më ka uruar me një mesazh në telefon për trofeun që mora nga UEFA. Gjithashtu më tha se shpreson që të takohemi së shpejti. Çmimet individuale janë të bukura, por unë preferoj ato me ekipin, pasi mendoj se grupi është mbi gjithçka” komentoi Modriç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"