Modriç tundon skuadrën e Premier Ligës, një pretendent i ri gati të “rrëmbejë” kroatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 14:23

Modriç tundon skuadrën e Premier Ligës, një pretendent i ri gati të “rrëmbejë” kroatin

Një pretendent i ri është futur në garë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriç.

luka modric

Siç raporton “Don Balon”, ish-skuadra e kroatit është futur në garë për ta rrëmbyer atë.

Eriksen do të largohet në fund të këtij sezoni nga Totenhemi dhe londinezët kërkojnë Modriçin, që të zëvendësojnë këtë mungesë të madhe që do të lërë danezi.

Mbetet të shihet nëse Zidani do të lejonte largimin e kroatit dhe nëse vet ai do të dëshironte një rikthim te Spursat.

Kujtojmë se 34-vjeçari ka qenë pjesë e Totenhemit nga viti 2008 deri në 2012-ën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"