Modriç “nxjerr blof” Realin, media spanjolle: E kërkoi vetë largimin te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 21:41

Modriç “nxjerr blof” Realin, media spanjolle: E kërkoi vetë largimin te Interi

Pas denoncimit që Reali i Madridit, i bëri Interit në FIFA, për parregullsi duke kontaktuar me Modriçin gjatë merkatos së verës, është vetë lojtari kroat, që në një farë mënyrë “lë në baltë”, presidentin e tij, Florentino Perez.

luka modric

Siç raporton “Don Balon” nga Spanja, vetë lojtari ka hedhur poshtë pretendimet e madrilenëve, duke pranuar se ka qenë ai i cili, ka kontaktuar i pari me klubin e Interit, duke e cilësuar klubin zikaltër, si një skuadër për të cilën ka ëndërruar gjithmonë të luajë, që nga fëmijëria e tij, atje ku kishte edhe 3 bashkëkombas të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"