Modriç nuk “fshihet” më: Italia më pëlqen, e ndjek Serinë A sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 10:32

Modriç nuk “fshihet” më: Italia më pëlqen, e ndjek Serinë A sepse…

Luka Modriç, fituesi i “Topit të Artë”, ka arritur të marrë edhe një çmim tjetër atë të “Golden Foot 2019”. Ceremonia u mbajt në Montekarlo dhe padyshim që në përfundimin e saj Modriç ka folur për mediat.

modric

Në një prononcim për “Sky Sport”, kroati ka folur për të ardhmen dhe duket se nuk është kundra një kalimi në Serinë A.

“Është një nder i madh të fitoj këtë çmim dhe jam i lumtur që ndodhem këtu. Tashmë presim të shohim, se kush do të fitojë “Topin e Artë”. Italia më pëlqen dhe e ndjek Serinë A, pasi aty luajnë disa shokë të kombëtares kroate”, shprehet Modriç.

Më tej ai shton: “Italia është afër Kroacisë dhe italianët janë fantastikë. Popujt tanë ngjasojnë në mentalitet. Të shohim nëse do të luajë në Serinë A një ditë, por nuk mund të flas për momentin. Jam te Reali dhe po shijoj Madridin”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"