Modriç me lot në sy: Të trishtuar, por në fund krenarë. Kemi bërë diçka që do mbahet mend gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 21:19

Modriç me lot në sy: Të trishtuar, por në fund krenarë. Kemi bërë diçka që do mbahet mend gjatë

Lojtari më i mirë i këtij Botërori, si dhe më i miri për kroatët, Luka Modriç, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes, por në fund del krenar nga kjo Kupë Bote.

luka modric kroacia

“Jam i trishtuar sepse humbëm, por në të njëjtën kohë krenar për gjithçka që kemi bërë këtu në Rusi. Nuk është e lehtë të humbësh. Ne lamë zemrat në fushë, dhamë gjithçka që patëm brenda. Për fat të keq nuk ia dolëm të fitonim, por kemi arritur diçka që do të mbahet mend për shumë gjatë” – deklaroi Modriç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"