Modriç: E bëmë dramë, por treguam karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 11:23

Modriç: E bëmë dramë, por treguam karakter

Nuk është aspak e lehtë që thuajse brenda një jave, të zbresësh në fushë për të zhvilluar dy ndeshje që zgjasin më shumë se 90 minuta. Kroacia e bëri diçka të tillë dhe në të dyja rastet, iu fal “ruletës ruse” për të kaluar më tej. Pas çerekfinales së djeshme, njeriu i ndeshjes nga FIFA është shpallur Luka Modriç.

modric

NDESHJA – “Një tjetër dramë për ne. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë dhe nuk e kontrolluam ndeshjen siç donim. Ndryshe u futëm në lojë për pjesën e dytë, të cilën e nisëm mirë dhe bëmë lojë më të qartë sesa në fillim. Megjithatë, për fat të keq nuk arritëm që ta mbyllnim ndeshjen”, është shprehur fillimisht Luka Modriç.

SHTESA – Më tej, për lojtarin e Realit ka qenë një sfidë karakteri për të rezistuar deri në fund. “Nuk u dorëzuam për asnjë moment. Deri në fund treguam karakter dhe ia dolëm”, ka vijuar mesfushori

luka-modric
.
FESTA –
Kapiteni i Kroacisë ka komentuar edhe kohën që do të ketë skuadra në dispozicion për të rikuperuar energjitë si dhe për të përgatitur në mënyrën e duhur përballjen gjysmëfinale. “Ne jemi ata që do të luajmë në gjysmëfinale dhe ky është një rezultat që duhet ta festojmë. Do ta shijojmë këtë që sapo kemi realizuar. Gjysmëfinalja? Mendoj se do të jetë kohë e mjaftueshme për të pushuar si dhe për ta përgatitur në mënyrën e duhur”, ka deklaruar njeriu i ndeshjes sipas FIFA-s, Luka Modriç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"