Modifikohen të tria repartet, shpresat janë te Skuka/ Ja si shndërrohet Partizani i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:16

Modifikohen të tria repartet, shpresat janë te Skuka/ Ja si shndërrohet Partizani i ri

Fatkeqësisht, edhe në këtë verë Partizani po përfshihet nga ndryshime të mëdha, që krijojnë padyshim pengesë, që skuadra të sigurojë vazhdimësi pozitive.

Mehmeti Partizani

Partizani i sezonit të ri do të jetë shumë më i ndryshëm se ai i vitit të shkuar. Stoli do të jetë thuajse i rinovuar, teksa edhe 11-shja e parë ka pësuar shumë ndryshime.

PORTA – Në kuadrat vjet luajti Teqja e më pas Hoxha, i cili e kaloi një pjesë të mirë të sezonit duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar në njërin nga gishtat e dorës. Në këtë verë u afrua edhe ish-portieri i Skënderbeut, Bekim Rexhepi.

Ky afrim u pasua nga largimi i Vokli Laroshit, i cili nuk luajti në asnjë ndeshje me të kuqtë gjatë gjithë sezonit. Sa për titullarin mes kuadratit, deri më tani Mehmeti ka zgjedhur Teqjen, por është fakt që Hoxha është ende pa kontratë dhe nuk luan dot në ndeshje zyrtare.

MBROJTJA – Ky repart ka pësuar shumë ndryshime. Largimi më i dhimbshëm është padyshim ai i Albion Markut. Egzon Belica është gjithashtu në dyshim të madh për qëndrimin e tij te të kuqtë.

si ishte

Në sezonin e ri Markun pritet ta zëvendësojë Hadroj, teksa Atanaskoski, i ardhur së fundmi do të vendoset në anën e majtë të defensivës. Në qendër Bitri është i palëvizshëm, teksa Menish pritet të zëvendësojë Belicën, nëse largohet.

MESFUSHA – Në këtë repart janë kryer më së shumti afrime, por ndryshimet nuk janë reflektuar në formacion. Nga ekipi u larguan emra si Herald Marku, Sherif Kallaku apo Dean Liço, që u zëvendësuan nga lojtarë të tjerë.

U rikthyen Telushi e Romero, teksa më pas të kuqtë firmosën edhe me Hotin, i cili më së shumti është përdoru në linjat e sulmit deri më tani nga trajneri Mehmeti, i cili ka qenë i kushtëzuar nga mungesat e alternativave në ofensivë.

Partizani i ri pritet të luajë me tre mesfushorë të mirëfilltë: Matondo, Rrapaj dhe Murataj, teksa Telushi mbetet një alternativë luksi. Romero nuk është ende gati.

si behet

SULMI – “Plaga” e lënë në sulmnga largimet e Stenio Zhuniorit dheEsat Malës nuk është shëruar ende. Në këtë repart është afruar vetëmCvetanoski, i cili akoma nuk kaarritur të ambientohet tërësisht. Gjithsesi, Hoti po e ndihmon shumësulmin, duke ndihmuar jo pak passhpatullave të Carës dhe Skukës.

Ky i fundit do të vazhdojë të jetëpika e referimit në sulm edhe përsezonin e ardhshëm, teksashpresohet që ai të zëvendësojë12 golat e shënuar nga Zhuniorinë kampionatin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"