Modelja shqiptare ndjen dhimbje pafund për humbjen e Skënderbeut: E shkatërruan individë antisportivë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 11:51

Modelja shqiptare ndjen dhimbje pafund për humbjen e Skënderbeut: E shkatërruan individë antisportivë!

Modelja shqiptare Rashel Kolaneci, që u bë e famshme në emisionin “Xing me Ermalin” e ka shprehur hapur pëlqimin e saj ndaj futbollit dhe kohët e fundit ka qenë e angazhuar në emisionin “Proçesi Sportiv”. Për shkak të origjinës nga zona e Korçës, Rasheli është një fanse e zjarrtë e ekipit të Skënderbeut.

Rasheli

Ditën e djeshme, vajza sekse e ekraneve shqiptare ka qenë prezent në stadiumin e Bernës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Europës mes Jang Bojs dhe Skënderbeut. Humbja e Skënderbeut në minutat e fundit, e ka zhgënjyer pa masë bukuroshen shqiptare, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory” ka shkruar:

Rashel Kolaneci dhe Takaj

“Dhimbje pafund që ndeshja e një kompeticioni kaq të rëndësishëm, Europa League, shkatërrohet nga faktorë që sporti dhe arti i ka tejkaluar prej kohësh. Sot Skënderbeu ndjeu peshën e rëndë të përkatësisë shtetërore. Në fillim u mohua lëvizja e lirë e futbollistëve, duke mos lejuar sulmuesin të shkojë në Zvicër, pastaj arbitri prishi akoma me ekuilibrat e lojës.

Rasheli ne Berne

Fiksimi i tij patologjik që çdo lëvizje të korçarëve e konsideronte të gabuar helmatisi shijen sportive të çdokujt që ndjek futbollin. SKËNDERBEU ËSHTË LEGJENDË DHE NUK MUND TË ZBRAPSET NGA INDIVIDË ANTISPORTIVË”, shkruan Rashel Kolaneci.

Rasheli statusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"