Modelja akuza të rënda futbollistit anglez: Më drogoi dhe më përdhunoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 20:47

Modelja akuza të rënda futbollistit anglez: Më drogoi dhe më përdhunoi

Modelja franceze iu drejtua autoriteteve në Paris të nesërmen e ngjarjes për të denoncuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

futbollisti

Sipas viktimës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye hetimore, ajo bashkë me miqtë e saj u takuan me futbollistin, i cili mendohet se ka luajtur në Kupën e Botës, në një restorant në lagjen qendrore të Londrës. Më pas, ata shkuan në një apartament në Uestminster.

Gjatë natës, në një klub, gruaja i tha policisë se piu dy gota shampanjë dhe një vodka. Pas vallëzimit me futbollistin, ajo filloi të ndihej keq dhe volli. Grupi u largua nga klubi i natës dhe u kthye në banesë, ku, e çorientuar, denoncuesja u shtri vetëm në shtrat.

Modelja ka rrëfyer më tej se është zgjuar natën dhe ka vënë re që lojtari po kryente marrëdhënie seksuale me të. E hutuar dhe e dobët, ajo humbi vetëdijen dhe u zgjua me mikun e futbollistit, i cili gjithashtu u përpoq të bënte seks me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"