Modeli francez në Shqipëri, ja pse Elbasani fshihet nga elita e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 21:53

Modeli francez në Shqipëri, ja pse Elbasani fshihet nga elita e futbollit

Po mbushen dy muaj nga ngrirja e futbollit në Shqipëri dhe ka shumë diskutime për rifillimin e tij. Në tavolinë janë hedhur shumë hipoteza, mes tyre edhe “skenari francez”, që nëse do të zyrtarizohej, do të zhdukte nga harta futbollistike një qark të madh si Elbasani. Në bazë të renditjes aktuale në Grupin B të Kategorisë së Parë, me “skenarin francez” bien një kategori më poshtë Elbasani dhe Turbina.
Labinoti-Elbasani-3

Një skenar “ogurzi” për Qarkun e Elbasanit në futboll, sepse edhe dy ekipet e mbetura në të Parën, do të binin në të Dytën. Do të ishte hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që Qarku i Elbasanit nuk do të kishte asnjë skuadër në dy nivelet më të larta. “Dhimbja” ndoshta do të ishte më e vogël nëse ky skenar do të ndodhte në fushë, sepse Elbasani dhe Turbina janë dy ekipet më të rrezikuara, por kanë ende shpresë.

SITUATA – Prej më shumë se 5 vitesh, Qarku i Elbasanit nuk ka asnjë skuadër në Superiore, por që të arrihej deri në pikën sa të mos ketë përfaqësues as në të Parën, është një çmenduri. Sopoti dhe Gramshi janë pjesë e Kategorisë së Dytë dhe nuk kanë mundësi të ngjiten, ndërsa Elbasani, Turbina dhe Shkumbini e nisën kampionatin në të Parën. Peqinasit u përjashtuan nga FSHF-ja, ndërsa tani, po me një vendim në tavolinë, mund të bien Elbasani dhe Turbina.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"