Moçka largohet nga Teuta, Shehi huazohet te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 22:34

Moçka largohet nga Teuta, Shehi huazohet te Kastrioti

Shpëtim Moçka  nuk do të jetë më pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht sezonit fantastik të zhvilluar, ku vlen të përmendet goli ndaj Partizanit, portieri dhe klubi durrsak kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Mocka

Largimi i Moçës i hap vendin ish-portierit të Kombëtares, Isli Hidi i cili pritet të prezantohet nesër me durrsakët. Hidi vjen nga radhët e Olimpiakos Nikosia dhe ka marrë OK nga Bledi Shkëmbi, i cili po ndërton një skuadër të denjë për sezonin e ri, e cila me shumë gjasa do të luftojë për një vend në kupat e Europës.

Shehi

Një tjë tjetër i larguar nga radhët e Teutës është edhe mbrojtësi Dajan Shehi. 21-vjeçari nga Elbasani që është nën kontratë me Teutën dhe gjysmën e sezonit të fundit luajti te Hajduk Split, këtë herë u huazua te Kastrioti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"