Moçka e uli në stol, portieri Alimuçaj: Nuk më ka humbur besimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 23:55

Moçka e uli në stol, portieri Alimuçaj: Nuk më ka humbur besimi

Saugli Alimuçaj ishte portieri titullar i Flamurtarit në fazën e parë. Rikthimi i Shpëtim Moçkës ka bërë që Alimuçaj të ulet në stol. Pavarësisht kësaj, për “Panorama Sport”, portieri i ri thotë se nuk mendon se ndaj tij nuk ka më besim, ndërsa Moçkën e cilëson si një legjendë për Flamurtarin.

Alimucaj

“Për aq kohë sa kam qenë si portier titullar, them se e kam bërë mjaft mirë. Kam dhënë maksimumin edhe pse është një detyrë shumë e vështirë të mbrosh portën e Flamurtarit, kjo për vetë emrin e madh, por edhe si privilegj që të jepet për të kontribuar për ekipin tënd. Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha dhe ndihem krenar pasi ishte një gjë që e kisha ëndërruar.

Tani që ka ardhur Moçka, nuk mendoj se ka humbur besimi ndaj meje. Moçka është një portier i madh dhe legjendë në ekip. E ardhmja? Pas disa paraqitjeve të mira që kam bërë, normale që vijnë edhe oferta. Por nuk e shikoj të arsyeshme të lëviz nga Flamurtar, të paktën për momentin”, u shpreh fillimisht portieri Alimuçaj.

115843774_561835474497601_7272990197411699639_n

HUMBJA NË CËRRIK – Portieri Alimuçaj komentoi edhe humbjen në Cërrik. “Ndeshja me Turbinën ishte shumë e fortë dhe që u administrua mirë nga ekipi ynë. Por mungesa e fatit bëri që sfida të mbarojë jo në favorin tonë. Normal që edhe pjesa e gjykimit kishte ‘dorë’ në këtë takim, ku ishin disa raste të dyshimta që nuk u menaxhuan mirë nga arbitrat.

Tani duhet të japim maksimumin tonë dhe të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës me Besën, pavarësisht vështirësive. Merkato e bllokuar? Mendoj se ekipi nuk ka nevojë për shumë përforcime. Lojtarët që janë pjesë e Flamurtarit po e bëjnë mjaft mirë detyrën, por dhe disa elementë me eksperiencë do t‘i bënin mirë të rinjve të ekipit, si dhe për rritjen e konkurrencës. Megjithatë, grupi është i plotë”, përfundon Alimuçaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"