Moçka: Duam të kapim Europën, Kamzën e mundim pa pësuar gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 11:40

Moçka: Duam të kapim Europën, Kamzën e mundim pa pësuar gol

Teuta kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në turin tjetër në Kupën e Shqipërisë dhe trajneri Magani nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion. Peqinasi preferoi që stërvitja e fundit të zhvillohej në fushën me bar sintetik. Shpëtim Moçka, në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë se Teuta fiton pa pësuar.

Mocka

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, e kemi përgatitur me kujdes gjatë gjithë javës me synimin për të marrë fitoren. Kamza po kalon një moment të mirë, por Kupa është objektivi ynë dhe do të futemi në fushë vetëm për ta fituar ndeshjen. Ekipi po kalon një gjendje të mirë psikologjike dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ecur përpara. Nga fillimi i kampionatit dhe deri tani kemi shënuar pothuajse në çdo ndeshje, pra, jemi një ekip që pavarësisht cilitdo kundërshtari, e gjejmë golin.

Edhe nesër (sot) besoj se do të shënojmë dhe rrjedhimisht do të fitojmë, pasi kam shumë besim se nuk do të pësojmë gol. Pjesëmarrja në kompeticionet europiane është objektivi i Teutës. Ne i vlerësojmë maksimalisht të dyja kompeticionet, në çdo ndeshje futemi për ta fituar, kështu që, edhe kjo nuk bën përjashtim”, ka deklaruar Moçka.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"